Reperi shqiptar Stresi ishte ai i cili arriti të fitonte sezonin e parë të Big Brother Vip Kosova. Ai arriti që të triumfonte duke lënë mbrapa katër finalistë të tjerë, aktorin Vedat Bajrami, modelen Juliana Nura, Artan Thaçi dhe këngëtaren Mbresa, të cilët ishin finalistët e këtij formati.
Ai ishte bërë pjesë e formatit nga fillimi dhe ia doli të triumfojë duke marrë 160 mijë euro. Pas daljes nga Big-u, Stresi ka folur edhe për banorin më të përfolur këtu në Shqipëri Luizin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stresi e ka konsideruar Luizin si mik të tij dhe e cilësoi si një djalë shembullor.
Ai kërkoi mbështetjen e të gjithëve që Luizi të arriëj të fitojë çmimin e madh.
“Por, gjithë që jeni këtu. I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë. Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”, u shpreh Stresi.
Discussion about this post