Këngëtari Luiz Ejlli që është tepër aktiv brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka treguar shpesh herë se nuk i fsheh ndjenjat e tij. Mbrëmjen e shkuar po qëndronte vetëm në krevat dhe u përpoq të mbulonte fytyrën me jorgan pasi ishte duke qarë.
Pranë tij ishte Dea që e pyeti nëse kishte nevojë për diçka. Ky moment nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së Kiara Titos, e cila la shtëpinë të shtunën pas 90 ditësh qëndrimi.
“Të dua”, shkroi Kiara dhe fotografinë e Luizit me lot në sy e shpërndau në rrjete sociale.
Discussion about this post