Roza Lati dhe Bieta Sulo patën dy vjet më parë “një përplasje” në emisionin e kësaj të fundit, përplasje e cila u zhvendos më pas edhe në rrjetet sociale.
Megjithëse ka kaluar shumë kohë nga “sherri” i tyre, me sa duket Roza Lati nuk e ka harruar këtë gjë, dhe madje në fotosesionin e fundit ka ironizuar hapur Bietën.
Në një postim në Instagram, ku shfaqet mja sensuale, Roza shkruan: “Le të më ftojë prapë Sulo në emision e të më pyesë “A janë format e mija këto?”
Pjesë nga biseda mes tyre:
Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?
Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”
Roza është ndjerë e ofenduar nga Bieta dhe ka reaguar me një postim në Instagram.
“Unë nuk e kuptoj të të ftoj tjetra në studio dhe të të ofendoj… Dhe nderkohë më fshini videon ???? Nga walli ?????? Kam 1001 inboxe nga njerezit që reagojnë si mundet në një emision televiziv të të fyej tjetra në shtepinë e vetë ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet një nga një meqë lozni kaq piset dhe më fshini videon” shkruante Roza asokohe.
Discussion about this post