Cindy Marina u vendos mbrëmjen e djeshme përpara pyetjeve ngacmuese të fëmijëve të “Kurthit të Piter Pan”.
Një nga pyetjet që bëri më shumë përshtypje lidhej pikërisht me vjehrrën e saj Jozefina Topalli.
E pyetur nëse “e ka frikë politikanen”, Cindy u përgjigj: “Mirë ia ka bërë burrave në parlament, sepse jo të gjithë janë të mirë aty. Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me Jozefinën, jam shumë e lumtur, sepse kjo marrëdhënie është shumë e rëndësishme në jetë. Ajo është shumë e dashur, pavarësisht se ndoshta në parlament është “Zonja e Hekurt.”
Discussion about this post