Bora Zemanin dhe Vin Veli, edhe pse të ndarë, një gjë do t’i bashkojë gjithë jetën, djali i tyre Arbori. Ata kanë ditur sesi të bashkëprindërojnë e të jenë aty në çdo moment për djalin e tyre.about:blank
Por, a është raporti i tyre përtej asaj që shohim në rrjetet sociale? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetë Dj i njohur në një intervistë të fundit. Ai është shprehur se mes tyre ka pasur gjithmonë mirëkuptim pasi kanë djalin të përbashkë.
“Marrëdhënia është shumë e mirë. Gjithmonë ka qenë me mirëkuptim. Kemi qenë bashkë gjithmonë për të përbashkëtën tonë, djalin.”, tha ai për T7.
Ndërsa i pyetur për të birin, Vin Veli tha se është gjithë kohës pranë tij. Dhe kur është larg Tiranës komunikon përmes telefonit.about:blank
“Arborin e takoj shpesh, gjithë kohës. Edhe nëse nuk jam në Tiranë lidhem disa herë në ditë. Është në mendjen timë gjithë kohës, 24 orë.”, tha ai.
Discussion about this post