Gjendja e Arjola Demirit ditët e fundit nuk duket aspak e mirë. Të paktën për atë që po përcjell në rrjetet sociale.
Jemi mësuar ta shohim si aktore në spektakël humori, ama qasja e saj me shqiptarët ditët e fundit nuk është aspak për të qeshur.
Gjithçka nisi nga një video që Arjola publikoi vetë në profilin e saj në Instagram, por kur shqiptarët nuk e mbështetën twerkun dhe lëvizjet erotike në kishë, aktorja e pa të udhës t’i quaj injorantë, hipokritë e së fundmi edhe popull mizerabël.
Justifikimi që Arjola Demiri po përdor prej ditësh është se në atë kishë bëhen dhe martesat gay, sipas saj të barabarta me twerkun në kishë.
Lufta e saj me ndjekësit po kthehet personale dhe Arjola po publikon edhe identitetin e tyre.
“Sado që e mora mundimin t’ju a shpjegoj pse jeni injorantë dhe jeni hiporkti, prap e tregoni veten. Karakteri im është kush jam unë, sjellja ime varet vetëm nga sjellja juaj. The Riverside Church Theatre është nëj kishë ku lejohen martesat gay, ku bëhet teatro, ku bëhet muzikë, dance kontemporan edhe twrk. Por s’kam kujt t’ja shpjegoj. I pranoni ju martesat gej? Ju hipokritët? Kjo kisha e pranonte, e pranonte dhe kërcimin tim, ishin të mrekulluar që kishin një artiste nga Shqipëria”.
Më tej ajo shton se të jesh artist në Shqipëri është mallkim.
“Të jesh aktore në Shqipëri është gjëja më e pamoralshme. Ndërsa aktoret Hollywood vlejnë. Se kanë një popull që i kanë mbështetur. Nuk kanë një popull mizerabël që i kanë ulur vazhdimisht. Këto jeni ju”, përfundon Arjola Demiri e cila po lufton me shqiptarët pse nuk e konsiderojnë në klasifikimin e artistëve.
Discussion about this post