Të gjithë kemi miq që na bëjnë gjithmonë të qeshim e që është kënaqësi t’i kesh pranë. Nga ana tjetër njohim edhe nga ata që janë të ftohtë, të turpshëm dhe seriozë, me të cilët ndihemi në siklet sa herë i kemi pranë. Në fakt është shenja astrologjike ajo që e bën dikë gazmor ose shumë serioz. Zbuloni personat nga më të qeshurit tek më seriozët.
1. Ujori
Kjo është shenja më ekscentrike e zodiakut dhe merr kurorën si me gazmorja nga të gjitha. Personat ujorë janë gjithmonë gati të dalin, të argëtohen, të improvizojnë dhe të bëjnë surpriza. Lum ata që i kanë miq.
2. Binjakët
Shumë kureshtarë dhe super socialë, binjakët kane gjithmonë një anekdotë për të treguar në mënyrë qe ta argëtojnë atë që kane pranë. Në situata të sikletshme, janë serish ata që çdramatizojnë çdo gjë me humorin e tyre. Pranë binjakeve kalon gjithmonë çaste të këndshme.
3. Shigjetari
Duke qenë optimistë dhe duke e ndarë me të tjerët humorin që zotërojnë, shigjetarët bëjnë pjesë tek shenjat më argëtuese. Me ta ditët nuk ndihen dhe çdo çast është si një aventurë fantastike.
4. Dashi
Sportivët e zodiakut bëjnë gjithashtu pjese tek shenjat më gazmore. Ata propozojnë shpesh aktivitete interesante, mbrëmjë të veçanta dhe takime me miq. Pranë tyre nuk mërzitesh asnjëherë.
5. Luani
Edhe pse duken disi të egër, luanët në të vërtetë janë të thjeshtë dhe kanë humor. Vërtet duan të bien në sy, por ata kujdesen gjithmonë për të tjerët, mundohen t’i argëtojnë dhe të kalojnë momente të këndshme me të gjithë.
6. Akrepi
Për të pare anën argëtuese të akrepave duhet të kesh fatin të besh pjese në rrethin e tyre të ngushtë. Kur nuk të njohin ata tregohen të ftohte dhe nuk flasin shumë, por kur krijojnë afrimitet, me ta mund të kalosh momente intensive.
7. Gaforrja
Gaforret nuk janë shumë gazmore, por as të mërzitshme. Me to mund të ndihesh i qetë, por pa përjetuar ndonjë emocion të madh sepse përgjithësisht janë të rezervuar.
8. Peshorja
Ndryshe nga sa mund të mendohen, peshoret nuk e marrin jetën si t’iu vijë. Edhe pse kërkojnë gjithë kohës harmoninë në çdo marrëdhënie, ata dyshojnë për gjithçka. Pavendosmëria është pjese e të përditshmes së tyre çka shpesh bëhet e mërzitshme për ata që kanë pranë.
9. Peshqit
Tejet të ndjeshëm, peshqit nuk mund t’i bëjnë dot keq as një mize. Ata janë të qetë, por nuk janë gati të bëjnë asnjë çmenduri dhe nuk krijojnë atmosfera shumë argëtuese.
10. Demi
Reflektues dhe me këmbë në tokë, demat nuk janë persona me të cilët mund të përjetosh ndjesi të jashtëzakonshme. Shume të lidhur me traditat dhe kundër ndryshimeve të mëdha, shpesh me ta është i vështirë edhe komunikimi.
11. Virgjëresha
Mjaft të ashpër, virgjëreshat nuk durohen as për karakterin e tyre tejet kritik. Shumë nervozë, ata e shprehin shqetësimin dhe ankthin që ndiejnë. Të jetosh me ta ndonjëherë bëhet e vështirë dhe e sikletshme.
12. Bricjapi
Bricjapët nuk bëjnë shaka me këdo ose nëse bëjnë humor ai mund të jete vulgar dhe thumbues. Striktë dhe te mërzitshëm, me ta nuk mund të kalosh momente shumë të këndshme
Discussion about this post