Të gjithë kemi defektet tona dhe në fakt shumë prej tyre varen edhe nga shenjat astroplogjike. Ja cilat janë ato më të spikaturat e më të mëdhatë për gjithsecilin.
Dashi
Për shenjën astrologjike të dashit, defekti më i madh është padurimi. Ata duan që çdo gjë t’iu realizohet menjëherë dhe kjo është arsyeja pse në shumë raste ata nuk i shfrytëzojnë mundësitë që iu jepen.
Demi
Për demat është inercia defekti më i madh. Ata janë punëtorë dhe vënë në shfrytëzim gjithë burimet që kanë, por nuk ndryshojnë mendim lehtësisht.
Binjakët
Për binjakët defekti me i madh është ankthi. Mërkuri është ai që i bën këta persona inteligjentë, por edhe mjaft nervozë.
Gaforrja
Ndjeshmëria dhe emocionet janë defektet më të mëdha të gaforreve. Ata veprojnë gjithmonë në baze të emocioneve momentale dhe pa reflektuar gjatë.
Luani
Për luanët është krenaria e tepërt defekti më i madh. Ata në përgjithësi janë të ashpër dhe të rreptë, që duan të adhurohen gjithë kohës nga të tjerët.
Virgjëresha
Personat e shenjës së virgjëreshës janë persona mjaft kritikë që i kapin menjëherë defektet e të tjerëve dhe i gjykojnë. Ky është në fakt defekti i tyre më i madh.
Peshorja
Defekti më i madh i peshoreve është sipërfaqësia. Ata nuk i mendojnë mirë gjërat para se t’i bëjnë.
Akrepi
Impulsiviteti dhe instinkti përbëjnë defektet më të mëdha të akrepave, të cilat mund t’i çojnë edhe në rrugë të gabuar.
Shigjetari
Defekti më i madh i shigjetarëve është dëshira e papërmbajtshme për udhëtime. Edhe kur nuk kanë para mjaftueshëm ata nuk dinë të ndalen.
Bricjapi
Defekti më i madh i bricjapëve është paragjykimi pa i njohur njerëzit dhe rrethanat.
Ujori
Personat e shenjës së ujorit nuk janë aspak të përgjegjshëm dhe ky është defekti i tyre më i madh. Ata janë të paparashikueshëm dhe ndërmarrin edhe rreziqe pa menduar për më vonë.
Peshqit
Defektet e peshqve? Ata janë më ëndërrimtarë dhe më mistike sesa duhet dhe duan gjithë kohës t’ia mbathin në botën e iluzioneve dhe ëndrrave.
Discussion about this post