Kemi hyrë dje zyrtarisht në sezonin e Luanit. Pse duhet ta mbash gjithmonë afër një Luan?
Luani është argëtues i paparë
Luani nuk krahasohet me asnjë shenjë tjetër kur vjen fjala për të argëtuar të tjerët.
Luani është bujar, i dashur dhe me vëmendje të lartë ndaj njerëzve
Nëse e ka pasur një në jetën tënde e di mirë këtë.
Do të të mbështesë gjithmonë
Një Luan është mbështetje e fuqishme, por edhe krenohet me ty. Kanë reputacionin se duan të jenë qendra e vëmendjes, ama asgjë s`ka më shumë rëndësi për një Luan se sa lumturia dhe arritjet e njerëzve të dashur.
Do ta dish gjithmonë se ku do shkosh me një Luan
Një Luan nuk ka kohë për lojëra. E di se çfarë do bëjë, ku do rrijë e ku do shkojë.
Një Luan nuk bën prapaskena
Një Luan mendon atë që bën dhe bën atë që mendon. E njëjta gjë edhe për çfarë nxjerr nga goja. Nuk mban rezerva.
Një Luan është guximtar
Është gati të ndërmarrë rreziqe edhe në emrin tuaj. Sepse një Luan nuk ka frikë. Diçka që ty të duket e pamundur, për një Luan s`është asgjë e vështirë.
Një Luan e ke gjithmonë aty pranë
Edhe kur nuk e ke idenë se ndodhet aty, e gjen një mënyrë për të qenë afër dhe për të ndërhyrë sa herë që ke nevojë.
Është pozitiv dhe optimist
Çfarë do tjetër një njeri për të nisur e mbyllur ditën mbarë?
Tek Luani gjen një shok ose një partner përjetë
Lidhjet me një Luan zgjasin në pafundësi kështu që investo në një marrëdhënie të tillë të çdolloj niveli.
Discussion about this post