Ujori
Burrat e lindur nën shenjën e Ujorit vazhdimisht kërkojnë emocione dhe ndjesi që i bëjnë ata të ndihen të gjallë. Ata janë të aftë të bëjnë gjithçka për të arritur qëllimin e tyre, madje edhe duke shpikur situata që nuk korrespondojnë me realitetin.
Shigjetari
Një dashnor i aventurave, sfidave dhe rrezikut. Burrat e lindur nën këtë shenjë zakonisht janë shumë simpatikë. Pak njerëz mund ta shmangin vështrimin e tyre. Shigjetari ka nevojë për stimulim të vazhdueshëm, për të përjetuar emocione të forta. Ai e urren rutinën dhe për këtë arsye fillimi i një dashurie të re bëhet diçka e parezistueshme.
Akrepi
Burrat e lindur nën shenjën e Akrepit nuk mund të mungojë në këtë listë. Më sharmanti, karizmatiku dhe sensuali. Intuita e fuqishme me të cilën janë të pajisur u lejon atyre të njohin paraprakisht lëvizjet e një “gjahu” të mundshëm. Nuk ka asnjë grua që mund t’i rezistojë atij vështrimi të thellë dhe misterioz dhe nuk ka asnjë grua që mund të mbetet imune ndaj atij pasioni.
Dashi
Dhe së fundmi, midis shenjave më joshëse të zodiakut është Dashi. Burra magjepsës, tërheqës, shumë sensual. Impulsiviteti dhe tërheqja ndaj sfidave i bën ata joshës. Shenja e Dashit nuk është për marrëdhënie të gjata. Ai mërzitet lehtë, përveç nëse stimulohet vazhdimisht.
Discussion about this post