Një mollë është një nga frutat më të shijshme dhe është vërtetuar shkencërisht se lëvorja e saj përmban më shumë vitamina. Për këtë arsye rekomandohet që molla të mos qërohet, por të hahet me lëkurë.
Pjesa më e madhe e fibrave është në lëvore
Një mollë e mesme përmban 4.4 gram fibra. Pa lëvoren mbeten vetëm 2.1 gram, që nuk mjafton për ta quajtur mollën “burim të mirë fibrash”.
Është plot me vitamina
Një mollë me lëkurë ka 8.4 miligramë vitaminë C dhe 98 njësi ndërkombëtare (IU) vitaminë A. Pa lëvoren, mbeten vetëm 6,4 miligramë vitaminë C dhe 61 IU vitaminë A.
Lehtëson problemet e frymëmarrjes
Por vetëm nëse e hani me lëkurë. Një përbërës që ndikon në frymëmarrje quhet quercetin dhe gjendet kryesisht në lëkurën e mollëve. Një studim zbuloi se njerëzit që hanin pesë ose më shumë mollë në javë kishin funksion më të mirë të mushkërive falë efektit të kuercetinës.
Quercetina gjithashtu ndikon në kujtesën
Një studim i kryer gati dy dekada më parë tregoi se si antioksidanti lufton dëmtimin e indeve të trurit që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit dhe probleme të tjera degjenerative.
Ruan një figurë të hollë
Acidi ursolik (një përbërës në lëvoren e mollës) ndihmon në ndërtimin e muskujve dhe djegien e kalorive. Një mollë me lëkurë në ditë redukton rrezikun e obeziteti.
Discussion about this post