Një hurmë mesatare rreth 170 gr, përmban 118 Kcal dhe na ofron rreth 6 gr fibra.
Hurmat janë shumë të pasura në fitokimikate (antioksidhuesë) si Katehina, Galokatehina dhe Acid vetulinik, subestanca me veti antitumorale. Përmban gjithashtu dhe antioksidhuese si Vitamin A, B-karoten , likopen, lutein, zeaksanthin dhe kriptozeaksanthin, të gjithë këto antioksidhuese fuksionojnë si një ushtri e madhe kundër radikaleve të lira që janë zanafilla e një gamë të gjerë patologjish.
Ngjyrën e tyre e marrin nga flavonoidet dhe kryesisht e zeaksanthinës dhe luteinës që kanë si fuksjon të mbrojnë syrin nga demtimet e dritës dhe neutralizimi i radikaleve të lira. Ka shumë ngjasa që këto dy antioksidhues të ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së perdes dhe të degjenerimit makular.
Mos harrojmë që në jeten moderne sytë tanë jane tej mase të eskpozuar nga ekranet dixhitale.
Nga familja e Vitaminave përmban vitamin C ( 1 kokër në ditë plotëson rreth 21% të nevojave ditore), Vitamina të kompleksit B si B9, B6 etj të cilat vitamina bejnë pjesë në raksione enzimatike metabolike në trupin tonë.
Përsa i përket kriprave minerale përmbën Kalium, Magan,Magnez, Fosfor, Baker, etj.
Discussion about this post