Xheni Hallulli është një nga aktoret më të dashura të humorit. Ajo ka nisur punën si aktore humori fillimisht në Portokalli dhe më pas në Al Pazar.
E ftuar në “Vila24”a ajo zbuloi se këtë sezon është larguar nga Al Pazar pas 10 vitesh.
“Pas 10 vitesh në Al Pazar dhe 5 vitesh në Portokalli ku kam qenë sërish me Agron Llakën kam vendosur të shkëputem. I uroj Gonit shumë suksese pasi është një sezon jo i lehtë për të. Shkëputja është e vështirë por besoj ndryshimi është për mirë. Janë shumë vite dhe përfshihesh nga rutina e përditshme për këtë arsye dhe më mungojnë por edhe lodhesh, konsumohesh. Kam projekte por nuk mund të flas pasi këtu ke të bësh me shumë të pa aftë”- tha Xheni.
Discussion about this post