Vetëm pak ditë më parë, u mësua se Elsa Lila do të rikthehet në Tiranë më 1 nëntor për një koncert të rrallë në Pallatin e Kongreseve. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë artistja shqiptare.
Por duket se kjo nuk është surpriza e vetme e Elsa Lilës.
Ashtu si vitin e kaluar, Elsa Lila do të marrë pjesë sërish edhe këtë vit mes artistëve të mirënjohur, në Festivalin e RTSH-së, “Fest 62”.
Këngëtarja do të synojë sërish për vendin e parë, ndaj të cilit ishte shumë pranë vitin e kaluar. Nëse do të fitojë këtë trofe, Elsa do të na përfaqësojë të gjithëve në “Eurovision”.
Elsa Lila ia doli të rrëmbente vendin e parë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo u shpall fituese nga votat e jurisë, ndonëse publiku votoi Albina Kelmendin dhe familjen e saj për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Duket se gara këtë vit në Festivalin e Këngës do të jetë e fuqishme, pasi edhe Luiz Ejlli ëshë përfolur gjithashtu se do të rikthehet në skenën e festivalit.
Discussion about this post