Të kemi treguar horoskopin javor, atë mujor dhe disa detaje për Peshoren, meqë jemi në sezonin e kësaj shenje. Megjithatë, mendojmë të shkojmë më larg dhe të të japim dhe ca ide për kombinimet e vjeshtës, duke të treguar ngjyrën që i përshtatet fiks shenjës tënde të horoskopit.
Dashi – E kuqe
Dashi është një shenjë pasionante, e mbushur me vetëbesim dhe një lider i lindur. Gjithnjë gati për sfidën e radhës, për ta përballuar, ose krijuar, se kjo shenjë nuk stepet nga konflikti, Dashit i shkon fiks e kuqja vibrante.
Demi – Rozë
Një Dem e di që jeta e luksit është e krijuar për të. Kjo shenjë shfrytëzon çdo rast për t’i plotësuar vetes dëshirat dhe për ta llastuar atë. Ngjyra rozë tregon personalitetin e ëmbël dhe të dashur të Demit, i cili është si avokado, i fortë nga jashtë, por super i butë nga brenda.
Binjakët – E verdhë
Nuk ka asgjë më sharmante se natyra e Binjakëve kuriozë dhe socialë. Kjo shenjë ka aftësinë e pazakontë që të flasë për gjithçka, me këdo, ndaj ngjyra e verdhë, optimiste dhe e lezetshme, është fiks për Binjakët që janë gati për të folur në çdo moment.
Gaforrja – E argjendtë
Gaforrja është e dhembshur dhe shumë e kujdesshme për njerëzit që e rrethojnë. E udhëhequr nga Hëna, nuk është fare një surprizë që ngjyra që i përshtatet më së shumti të jetë pikërisht e argjendta. Kjo ngjyrë balancon emocionet, si dhe tregon se Gaforrja është empatike.
Luani – E artë
Luani është një shenjë që vdes të jetë në qendër të vëmendjes dhe ngjyra e arit është fiks ajo që i duhet. Kjo ngjyrë përcjell energjinë, luksion dhe të gjithë fuqinë që transmeton Luani.
Virgjëresha – E gjelbër
Virgjëresha është super e lumtur kur ndihmon të tjerët, kur jep këshilla, apo kur organizon shtëpinë…nuk ka rëndësi rrethana, Virgjëresha thjesht do të të japë një dorë. Për shkak të natyrës së saj, Virgjëresha na kujton ngjyrën e gjelbër, gjithnjë me këmbë në tokë, e qëndrueshme dhe me synimin për të përmirësuar veten dhe për t’i parë të tjerët lart e më lart.
Peshorja – Bojëqielli
Peshorja është një shenjë e balancuar, e cila është e qetë dhe transmeton idenë se do vetëm të krijojë një ambient pozitiv dhe të mbushur me dashuri dhe pozitivitet.
Akrepi – E zezë
Akrepi është një shenjë e sofistikuar dhe e fuqishme, ndaj e zeza, si një ngjyrë shumë misterioze, është fiks për këtë shenjë.
Shigjetari – Portokalli
Si një shenjë shumë kreative dhe një flutur sociale, gati për aventura të reja, Shigjetarit i përshtatet portokallia. Një ton spontan dhe pozitiv, është fiks për këtë shenjë.
Bricjapi – Kafe
Bricjapi është përherë i qëndrueshëm, i përgatitur për biznes dhe për të gjetur zgjidhje në çdo situatë, ndaj patjetër që i shkojnë ngjyrat neutrale.
Ujori – Lejla
Një inovator i vërtetë, Ujori është shenja që sheh kudo vizionin dhe revolucionin. Kjo shenjë është e fokusuar në kauza shumë të rëndësishme, ndaj mendojmë se lejlaja është fiks ngjyra jote. Ti do të frymëzosh njerëzit dhe lejlaja kreative është ajo që e përcjell më së miri karakterin tënd.
Peshqit – Blu
Peshqit ëndërrimtarë duan të jenë gjithnjë në qiell, sepse le të themi se toka është shumë e mërzitshme për ta. Imagjinata dhe kreativiteti i kësaj shenje është gjithnjë në nivele shumë të larta, ndaj ngjyrë më të përshtateshme se bluja, nuk gjejmë dot.
Discussion about this post