Me vendim të Ministrisë së Kulturës italiane, nga data 18 tetor do të disponohen biletat online për hyrjen në Koloseum. Vizitorët italianë dhe të huaj do të mund t’i blejnë këto bileta në arkat jashtë “Amphitheatre Flavio”, ose online në www.colosseo.it dhe duke përdorur një numër të veçantë telefoni.
Vendimi është marrë për të luftuar fenomenin e përfitimit dhe rishitjes së biletave, i cili ka marrë përmasa alarmante kohët e fundit.
“Zbatimi i këtij vendimi ka ecur me ritme shumë të shpejta. Mund të themi se falë kësaj lëvizjeje dhe ofertës gjithnjë në rritje për vizitorët, fillon realisht një epokë e re për parkun arkeologjik të Koloseut”, tha ministri italian i Kulturës, Gennaro Santozugliano./tiranapost
Discussion about this post