Janë të thjeshta dhe nuk kushtojnë asgjë. Mjafton t`i ndjekësh si përqasje, që nga zgjimi, e deri tek ushqyerja apo mënyra sesi punon.
Ikigai
Zbulo qëllimin tënd në jetë dhe gjej diçka që të bën të zgjohesh nga gjumi çdo mëngjes, sepse pikërisht ky qëllim do të të mbushë me energji.
Kaizen
Fokusohu në arritjen e qëllimeve të vogla çdo ditë, në vend që të provosh t`i bësh të gjitha njëherësh.
Teknika Pomodoro
Puno për 20 minuta pa shpërqëndrime. Bëj një pushim për 5 minuta dhe pastaj përsërite. Kjo është mënyra më e mirë për të bëë më shumë gjëra në më pak kohë.
Hara Hachi
Mos e mbingarko veten me ushqim. Kur je ngopur 80%, ndalo së ngrëni. Kjo do të t`i shtojë energjitë.
Shoshin
Nise çdo detyrë si të ishe fillestar, me të njëjtin kuriozitet, sikur po e bën për herë të parë.
Wabi-Sabi
Përqafoje imperfeksionin, në vend që të kapesh çdo ditë pas detajeve të vogla. Të veprosh është shumë më mirë sesa të presësh për të ardhur momenti i duhur./tiranapost
Discussion about this post