Shega sfidon të gjitha produktet kozmetike kundër rrudhave dhe çdo lloj operacioni plastik. Zakonisht u ndodh shumë vajzave që t’u krijohen rrathët e zinj poshtë syve. Janë të bezdisshme, të bëjnë të dukesh keq në pamje si dhe në gjendjen psikologjike.
Por, vajza, nuk keni pse mërziteni, sepse ka me qindra maska që ndihmojnë në heqjen dhe kurimin e tyre.
Tani jemi në vjeshtë dhe fruti i parë që na vjen ndërmend sapo përmend këtë stinë është shega.
Maskën me shegë mund ta bëni në pak minuta, përveçse do ju bëjë shumë mirë edhe do argëtoheni pafund ndërkohë që bëni maskën.
Do ju duhen mesatarisht 20 deri në 30 kokrra shegë, 1 lugë gjelle me kos, 2 lugë çaji me mjaltë, 1 lugë vaj ulliri.
Krijoni një masë homogjene me këto 4 përbërës dhe aplikoje lehtë poshtë syve si dhe në fytyrë. Mbajeni për vetëm 20 minuta dhe pastaj lajeni me ujë të ftohtë e të bollshëm.
Discussion about this post