Ndryshe nga dy sezonet e kaluara, sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” mund të mos prezantohet nga moderatorja Arbana Osmani.
Burime të ndryshme brenda Top Channel thonë për Anabel se moderimi i BBVA mbetet i paqartë për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompensimin financiar.
Çështja është ende e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani moderatorja e sezonit të ardhshëm.
Aktualisht, duke marrë në konsideratë natyrën delikate dhe konfidenciale të negociatave të tilla, nuk dihen më shumë detaje, megjithëse brenda Top Channel kanë nisur të qarkullojnë emra të tjerë, shkruan Anabel.
Një emër që mendohet se mund t’i besohet BBVA-3 është Ledion Liço. Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në Top Channel, mund të jetë gati për rikthimin në ekran, qasje që duket sikur vërtetohet edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”.
Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”. Një emër tjetër që po diskutohet është Bora Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing With the stars”.
Discussion about this post