Hapim një pako patatinash dhe e hamë. Pastaj hapim edhe një tjetër. Do marrim vetëm një. Edhe një, edhe një tjetër. Le të themi që hamë disa. Tek secila themi se kjo është e fundit. Se s’ka më. Mjaft se u teprua!
Përkundrazi, brenda një kohe të shkurtër e gjejmë veten me letrën bosh në dorë.
Një studim i ri na qetëson duke thënë se s’jemi vetëm në këtë histori.
Faji është i patatinave dhe çdo ushqimi të përpunuar që përmbajnë përbërës të shtuar si kripë, sheqer, ngjyrues, aditivë.
Studiuesit zbuluan se si akullorja, biskotat, pijet joalkoolike dhe drithërat me sheqer janë të afta të krijojnë varësi po aq sa nikotina, kokaina apo heroina.
Tronditëse është se si 1 në 10 persona plotësojnë kriteret për diagnozën e çrregullimit të përdorimit të substancave./tiranapost.al
Discussion about this post