“Meshkujt shqiptarë nuk duan femra të zgjuara sepse nuk kanë dëshirë të kenë sfidë në jetë. Sfida zgjat deri tek flirti dhe derisa mund të të ketë bërë për vete a diçka dhe pastaj mirupafshim”, ishte deklarata e gazetares Elsa Ymeri ku ka folur për pozicionin e gruas apo mashkullit në ambiente pune, karrierë etj.
Por kjo ka ngritur mjaft diskutimi në rrjete sociale dhe mes shumë të tjerës një reagim ka ardhur edhe nga Pastor Akil Pano.
Postimi i plotë i Panos:
“Ishte një vajzë e re, gazetare më duket që paska deklaruar sot;
“Djemtë Shqiptarë kanë frikë nga vajzat e zgjuara”
Gabim. Djemtë Shqiptarë kanë frikë nga:
1- vajzat e sëmura nga xhelozia.
2- vajzat që duan kontrollin absolut në një marrëdhënie dhe duan të zenë vendin e nënës.
3- vajzat që shpenzojnë pa kriter para dhe janë si një pus që s’ngopet kurrë.
E kam thënë një herë dhe e kam spjeguar :
Çunat e mirë duan një vajzë për shpi”, shkruan Pastroi.
Discussion about this post