Me kalimin e viteve stresi më i madh që kaplon më tepër gratë, janë rrudhat.
Nëse nuk keni dëshirë të shpenzoni për kremra të kushtueshëm, po ju tregojmë një përbërje në kushte shtëpie, që do e bëjë lëkurën tuaj të shkëlqejë pavarësisht viteve. Është e rëndësishme ta theksojmë se nuk rekomandohet për moshat nën 25 vjeç.
Përbërësit: 20 ml vaj kokosi, 30 ml dyll blete, 5 ml vaj trendafili, 5 ml vitaminë E.
Përgatitja: Fillimisht hidhni në një enë 20 ml vaj kokosi dhe 30 ml dyll blete. Vendoseni enën në një tjetër enë me ujë të ngrohtë dhe filloni të përzieni mirë përbërësit me një spatul druri. Pas disa minutash përzierje shtoni dhe përberësit e mbetur pasi ta keni fikur zjarrin.
Kremi i përftuar rekomandohet të ruhet në frigorifer në mënyrë që të zgjasë dhe të ruaj më mirë vetitë e tij anti-rrudhë.
Discussion about this post