Është e rëndësishme të theksohet se ankthi është një pjesë normale e jetës dhe ndihmon trurin dhe trupin të përgatiten për situata të vështira. Megjithatë, nëse ankthi bëhet i tepërt ose i papërballueshëm, mund të ketë nevojë për trajtim dhe ndihmë profesionale nga një terapist ose një specialist i shëndetit mendor
Një përshkrim mjaft interesant që ka të bëjë me shkaqet të cilat shkaktojnë ankth e përshkruan Karen Horney.
Burimi i ankthit sipas autores Horney vjen si rezulatat i nevojave neurotike. Të gjithë njerëzit mund të jenë të përfshirë në këto nevoja por personat me ankth shkojnë një apo dy hapa më larg.
Ankthi vjen si pasojë e pritjeve të pabazuara, joracionale dhe të pa realizueshme siç ndodhë kur e gjendemi para nevojave si:
• Nevoja për afeksion dhe miratim, kërkesa që nuk bën dallim për të pëlqyer të tjerët dhe për t’u pëlqyer nga të gjithë. Për të ndihmuar këtë paragjykim të dëshirueshmërisë sociale, ne priremi ta fokusojmë vëmendjen tek të tjerët më shumë se tek vetja.
• Nevoja për partner, për dikë që do të marrë në mbrojtje jetën tonë. Kjo përfshin idenë se dashuria do të zgjidh të gjitha problemet.
• Nevoja për ta kufizuar jetën në një kufi të ngushtë, pa kërkesa, i kënaqur me pak, pa rënë në sy. Sidomos kur jeta bëhet stresante, njeriu orientohet nga feja, zhytet në rutinë etj…
• Nevoja për fuqi, për kontroll mbi të tjerët, për një fasadë plotëfuqishmërie. Të gjithë njerëzit duan fuqi, por anksiozi mund të jetë i dëshpëruar për të.
• Nevoja për të shfrytëzuar të tjerët, se njerëzit janë për t’u shfrytëzuar e cila provokon frikën e të qenët i shfrytëzuar.
• Nevoja për njohje shoqërore ose prestigj, frikë për të qenë i shpërfillur, për të qenë i pa rëndësishëm. Dominon interesim i jashtëzakonshëm për dukje dhe popullaritet.
• Nevoja për admirim personal, tek personat me ankth kanë nevojë t’i kujtojnë çdo kujt rëndësinë e tyre.
• Nevoja për arritje personale, tek disa njerëz dominon ideja se ata duhet të jenë të parët për çdo gjë.
• Nevoja për vetëmjaftueshmëri dhe pavarësi. Çdo njeri duhet të kultivojë autonomi, por ka njerëz që ndjejnë se kurrë nuk kanë nevojë për njeri. Ajo që ata kanë frikë në veçanti është të bëhen shumë të lidhur me të tjerët në mënyrë që të tjerët të fitojnë kontrollin e tyre ose t’i refuzojnë dhe t’i lëndojnë tmerrësisht.
• Nevoja për përsosmëri, disa njerëz duan të jenë të përsosur dhe kanë frikë të kenë të meta.
Discussion about this post