Keni kohë që mendoni të blini një fund, por jeni në mëdyshje ç’të zgjidhni? Balenciaga ju vjen në ndihmë me modelin e mëposhtëm, i cili po i bën të gjithë të flasin për të.
E dimë ç’po ju kalon në mendje, por s’është shaka. Shtëpia e famshme spanjolle e modës godet sërish në shenjë dhe bën atë që di të bëjë më së miri: të shokojë dhe zemërojë blerësit, që kanë shpëthyer menjëherë në rrjete sociale pasi kanë parë këtë disenjo.
Fundi peshqir i përbërë prej peshqiri të vërtetë, me dy butona dhe një rrip pëlhure shtesë brenda, është pjesë e koleksionit pranverë-verë 2024 dhe mund ta bëni tuajin për 925 dollarë. Ai vjen në dy ngjyra: gri e bezhë, dhe mund të vishet nga djemtë e vajzat, në përditshmëri apo mbrëmje festive.
Discussion about this post