Mariza Ikonomi ka suprizuar të gjithë fansat e saj, me lajmin se është bërë nënë për herë të parë. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj zyrtar në Instagram, këngëtarja ka publikuar dy fotografi, bashkangjitur të cilave ka shkruar: “Dhe vjen një ditë që Zoti Të dhuron gjithë Botën dhe ta vendos atë në duart e tua! Melodia e jetës sime ! Melody Ikonomi Greço! Blendi Greço më dhe gjithë forcën dhe gëzimin e kësaj bote! Të dua ”,
Nga ana tjetër ajo që ka qenë gjithashtu një surprizë, është fakti se artistja nuk e kishte zbuluar kurrë identietin e personit që gjendet përkrah saj dhe që është babai i vajzës së saj, Melody.
Discussion about this post