Ka disa njerëz që planet e tyre i shkruajnë edhe në gur ose në një kalendar muri vetëm e vetëm që të mos i harrojnë. Ka të tjerë që i anulojnë në minutën e fundit dhe nuk ka rëndësi nëse kanë planifikuar të pinë një kafe apo të shkojnë në një koncert me një mik/e etj.
Sigurisht, nuk është normale të anulosh gjërat në minutë të fundit, por disa njerëz e kanë të shkruar në yje këtë sjellje sepse ata të tillë janë. Ja tri shenjat e horoskopit që janë të prirur të anulojnë gjithçka në minutën e fundit:
Demi
Si një shenjë Toke e udhëhequr nga Afërdita, Demi është i “prerë” për shtëpinë. Nëse nuk është në humor ose nëse ndihet keq, kjo shenjë nuk e ka problem të anulojë gjithçka në minutën e fundit në këmbim të qëndrimit rehat në shtëpi.
Binjakët
Binjakët bëjnë shumë plane, por ose do t’i anulojnë në sekondën e fundit ose thjesht flasin për to gjatë gjithë kohës. Si një shenjë Ajri, atyre u pëlqen ideja për të marrë pjesë në evente, por mos u çudisni që në minutë të fundit të ndryshojnë mendje ose të harrojnë.
Akrepi
Kjo shenjë Uji dëshiron t’i bëjë të gjithë të lumtur, kështu që ata janë gjithmonë gati për një takim në kafe apo festë, edhe kur e dinë se me shumë gjasë nuk do të jenë të pranishëm. Ata e kanë të vështirë të thonë “jo”, kështu që bien dakord si fillim dhe më pas shpresojnë që pas anulimit, të dalin nga kjo situatë me disa shpjegime të vogla.
Discussion about this post