Hithra është një barishte e egër që ka shoqëruar tryezat shqiptare për shumë breza me radhë.
Kjo bimë që i reziston të ftohtit, është një nga dhuratat më të mira që nëna Natyrë i ka dhuruar njerëzimit.
Ajo është e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Falë tyre, hithra përmirëson qarkullimin e gjakut, lufton infeksionet, forcon imunitetin, mbron qelizat nga radikalet e lira dhe përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve.
Më poshtë do të gjeni si të përgatisni një shurup shërues me bimën e hithrës dhe mjaltë për shëndetin e mirë të gjithë organizmit, e sidomos kundër dhimbjes së kyçeve dhe kollës nga e ftohura.
Si të përgatisni shurupin e shëndetit të mirë me hithra.
Ky tonik i rëndësishëm për shëndetin përgatitet me hithra dhe mjaltë.
Mjalti njihet për aftësinë e tij në uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut, përmirësimin e shëndetit të zemrës, lëkurës, stomakut dhe uljen e sheqerit në gjak.
Falë pasurisë së madhe të hekurit të hithrave dhe vlerave të mjaltit, kjo kurë është e jashtëzakonshme për njerëzit që preken nga anemia, reumatizma dhe artriti.
Kjo kurë ndihmon kundër kollës, azmës dhe problemeve të ndryshme me lëkurën.
Përbërësit
40-50 gjethe hithrash të freskët
200-250 gramë mjaltë
Përgatitja
Pastrojini dhe lajini hithrat me ujë të ftohtë disa herë deri sa të largoni papastërtitë.
Shtypini hithrat ose prijini në grimca të vogla dhe vendosini në një kavanoz.
Discussion about this post