Në familjen e Marinës dhe Getoarit ditën e djeshme ka patur festë, pasi vajza e tyre feston ditëlindjen e dytë. Në këtë ditë të shënuar, Getoari ka zgjedhur t’i dedikojë një këngë të voglës së tij, ku shpreh dashurinë e madhe që ka për të dhe zbulon se si jeta e tij ndryshoi pas ardhjes së saj në jetë.
Marina dhe Geti i kanë dedikuar fjalë zemre të bijës edhe në rrjetet sociale, “Këngë e shpirtit… MARGET #outnow Gëzuar ditëlindjen jeta babës!”, ka shkruar Getoari teksa ka ndarë këngën që ka bërë për të.
“Unë falë teje kam gjetur kuptimin e jetës! Ti je bekimi jetës sime. Happy birthday Marget, beba ime”, ka shkuar Marina në postimin e saj disa ka ndarë disa foto shumë të bukura me të bijën në krah.
Discussion about this post