Jemi mësuar ta shohim në ekran të kuruar deri në detaje, oratore me një fjalor shumë të pasur për të cilën ekziston gjithmonë dëshira për ta dëgjuar në diskutime, Balina Bodinaku së fundmi ka ndarë me të gjithë publikun një histori të jetës së saj.
Pas 10 vitesh bashkëjetesë me një sëmundje ndoshta dhe të pashërueshme siç shprehet vetë ajo, gazetarja dhe prezantuesja e famshme ishte e ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin. Ajo u shprehet se tashmë është duke u mësuar të jetojë me këtë sfidë, të cilës i ka mësuar shumë përgjatë këtyre 10 viteve. E ka mësuar të njoh më shumë veten dhe të shoh botën po ashtu, me një tjetër sy.
“Momeni më i vështirë i imi është kur unë u diagnostikova me një sëmundje të rëndë ndoshta të pashërueshme, e cila më ndryshoi jetën. Unë kam shumë vite që luftoj me këtë sëmundje dhe ende vazhdoj të luftoj. Por brenda të keqes ka edhe shumë gjëra të mira që mund të sjellë kjo sfidë, sepse unë e konsideroj si një sfidë me veten. Dhe mendoj që nuk jam e vetmja që kaloj prova, të gjithë kanë prova në jetën e tyre”, është shprehur Balina Bodinaku teksa është pyetur se cili ishte momenti më i vështirë i jetës së saj.
“Brenda kësaj sfide mëson shumë, njeh veten ndryshe, njeh të tjerët ndryshe, sheh botën ndryshe. Kupton që nuk ka gjë të pamundur, nuk ka kufij, mesohesh që me çfarëdo gjendje shëndetësore të jesh, bën çdo gjë sikur të kishe shëndet të plot. Ndaj kufijtë ja vendosim vetë vetes, sepse ato nuk ekzistojnë. Ky ëshë momenti më i vështirë i jetës sime, ose më shumë sesa një moment sepse është një betejë së paku 10 vjeçare”, vijoi gazetarja
Discussion about this post