Timo Flloko, bashkëshorti i Vera Grabockës, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur për marrëdhënien e tyre dhe njohjen.
Ai rrëfen se ata janë njohur rastësisht, ai ishte mësuesi i saj. Timo shpjegon se ajo që i tërhoqi vëmendjen menjëherë tek Vera ishte, veçantia qe ajo kishte në sjellje, dinamikë dhe energji.
Timo Flloko: “Ishim shumë të rinj, unë e njoha në shkollë dhe prandaj them rastësia. Kjo duhet kuptuar që nëse nuk do të isha emëruar në Tiranë, se mund të emërohesha dhe në Vlorë, nuk do e kisha njohur këtë vajzë të re apo zonjë sot. E njoha në bankat e shkollës, ishte studentja ime. Vera ishte e veçantë në sjellje, dinamikë, energji, natyrë dhe biseda. Vera ishte dashuri që ngeca sepse unë besoj që nuk kam qenë djalë jo simpatik, tërheqja që kishim ishte e dyanshme.”
Discussion about this post