Dembelizmi është një nga veset më negative, që një person mund të ketë. Të gjithë mundohen që ta largojnë, por fatkeqësisht jo çdo kush ia del.
Më poshtë ju njohim me tre nga shenjat më përtace të zodiakut:
Demi:
Personat “dem” i përkushtohen shumë punës që kanë në duar, por kur rrugës i dalin detaje të reja, ata tërhiqen. “Demat” e kanë më të lehtë të vështrojnë natyrën apo frigoriferin me orë të tëra, se sa të përfundojnë atë çka kanë nisur.
Luani:
“Luanët” i adhurojnë pushimet, duke harruar edhe përgjegjësitë e përditshme. Mirëpo, kjo nuk është një shenjë e mirë, pasi jeta nuk është vetëm argëtim. Përpiquni të jeni më fleksibël.
Bricjapi:
“Bricjapët” përtacinë e justifikojnë me faktin se nuk arrijnë gjithmonë atë që dëshirojnë. Por kjo nuk është arsye që të mësoheni me këtë gjendje, pasi gjithsecili duhet të bëjë punën që i takon. Pra, dembelizmi do të bierë ndesh me të mirat që mund të të ofrojë jeta.
Discussion about this post