Tërheqja e papritur e Samanta Karavellas dhe Kejsi Tolës nga gara e edicionit 62 të ‘Festivalit të Këngës’, solli shumë pikëpyetje për mënyrën e organizimit të Festivalit të famshëm.
Të dyja artistet u tërhoqën në të njëjtën kohë nga gara pa dhënë një arsye konkrete mbi atë se çfarë mund të kishte ndodhur.
Së fundmi menaxheri i Samantës, Arian Demolli i ftuar në “Top Albania Radio”, tha:
“Shumë më kanë shkruajtur dhe më kanë pyetur për këtë gjë. Ne kishim një cikël dhe ajo gjëja po na merrte shumë kohë. Sa i përket tërheqjes së Kejsit, nuk kemi pasur kontakt dhe nuk e dinim planet e asaj. Pra s’ka pasur asnjë lidhje me ne.”
Dy artistet janë zëvendësuar nga Peter Pan Quartet me këngën ‘Edhe një herë’ dhe Irma Lepuri me këngën ‘Më prit’.
Këtë vit ‘Festivali i Këngës’ do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor kur publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024 si çmim special kurse juria do të përzgjedhë fituesin e festivalit dhe çmimet tjera.
Discussion about this post