Pak javë më parë në media qarkulloi lajmi se këngëtarja Samanta Karavella ishte tërhqur nga gara në “Festivalin e Këngës”. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “Më lër të flas” dhe ka zbuluar arsyen e vërtetë.
- Këngëtarja tregoi se vendosi të mos konkuronte pasi organizatorët nuk e lejuan të performonte me koreografi. “E vërteta është që kënga që unë kisha zgjedhur ishte një këngë shumë ritmike dhe nuk m’u lejua performanca. Një këngë ritmike unë nuk mund ta këndoja pa performancë. Këto ishin rregullat këtë vit”, u shpreh Karavella.
Përveç Samantës, nga gara është tërhequr edhe Kejsi Tola dhe Sardi Struga. Ky i fundit në lidhje me largimin e tij është pyetur pak ditë më parë në “DWTS”, ku tha,
“Jam tërhequr për çështje personale nga Festivali. Megjithatë, jam shumë i emocionuar tani, mbase mund të flas ndonjë fjalë gabim dhe s’do të doja të shprehesha gabim. Por do ta sqaroj, do ta sqaroj në vazhdim”.
Discussion about this post