Pas filmave si “Mësonjëtorja”, “Tomka dhe shokët e tij”, sot është bërë e ditur se filmi ikonë i kinematografisë shqiptare “Lulëkuqet mbi mure” i është nënshtruar restaurimit gjithashtu.
Restaurimi në 4K i filmit është bërë nga një studio prestigjioze ndërkombëtare dhe lajmin e dha kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook i cili shkruan: “Dhe me ftesën për të ndjekur në kinema filmin ikonë “Lulëkuqet mbi mure”, që iu nënshtrua restaurimit në 4K në një studio prestigjioze ndërkombëtare, duke bërë që ky xhevahir i artit shqiptar të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat, ju uroj një ditë të mbarë”.
Filmi Lulëkuqet mbi mure është një prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, i vitit 1976, me regjisor Dhimitër Anagnostin, skenari i të cilit u bazua në romanin “Bonjakët” të shkrimtarit Petraq Qafëzezi. Romani autobiografik i botuar në vitin 1972 fitoi çmim të parë në konkursin kombëtar të zhvilluar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë.
Discussion about this post