Revista e njohur Forbes ka shpallur për të dytin vit radhazi presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen si gruan më të fuqishme në botë.
Politikania gjermane, e cila mban postin e Presidentes së KE-së që nga viti 2019, la pas në këtë renditje Shefen e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, Zëvendës Presidenten e SHBA-së Kamala Harris dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni, cila u rendit e katërta.
Ndërkohë, vendi i pestë i takon këngëtares amerikane Taylor Swift, e cila ka korrur sukses me turneun e saj botëror, ku ka mbledhur të paktën 850 milionë dollarë.
Swift, e cila renditej në vendin e 79-të vitin e kaluar, përfundoi shumë përpara këngëtares së radhës në listë, Beyonce e renditur në vendin e 36-të, ndërsa Rihanna klasifikohet e 76-ta.
Discussion about this post