Ja si mund të vizitoni shtëpinë e Babagjyshit në periudhën e festave
Çdo vit, miliona një familje presin që Babagjyshi të vizitojë shtëpitë e tyre, por tani jeni ju ata që mund të vizitoni shtëpinë e tij.
Airbnb fton një familje fatlume të kalojë tri net në shtëpizën e Babagjshit në Rovaniemi të Finlandës, ku ato do të kenë mundësinë të përjetojnë magjinë e Krishtlindjes në një vend të magjishëm. Qëndrimi do të jetë plotësisht falas, duke përfshirë edhe fluturimin nga Londra, në bashkëpunim me Visit Finland dhe Finnair.
Për të pasur mundësinë të qëndroni në këtë strehë magjike, duhet të dërgoni një kërkesë rezervimi në faqen e Airbnb duke filluar nga 11 dhjetori. Familja e ftuar do të punojë me ndihmën e mikpritëses Katja për të renditur dhe lexuar mbi 30 mijë letrat që mbërrijnë çdo ditë në postën e Babagjyshit.
Përveç qëndrimit në shtëpinë e Babagjyshit, të ftuarit do të marrin pjesë në disa aktivitete festive dhe eksploruese në Rrethin Arktik të Finlandës. Ky propozim i pazakontë i Airbnb është pjesë e një fushate bamirësie, ku një donacion do të bëhet për “Special Children’s Omaiset Elo”, një shoqatë mbështetëse e fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta.
Në këtë mënyrë, përveç se ofron një përvojë unike, Airbnb po kontribuon në një promovim të mirëqenies së fëmijëve me nevoja të veçanta nëpërmjet donacionit. Qëndrimi në shtëpinë e Babagjyshit është një mënyrë e veçantë për të festuar Krishtlindjen dhe për të eksploruar bukurinë e Rrethit Arktik në Finlandë.
Discussion about this post