Rutina e mëngjesit mund të jetë një sfidë më vete, ndonjëherë edhe për ata që e konsiderojnë veten “njerëz mëngjesi”. Nëse përballeni me një orar të ngjeshur dhe merreni me kujdesin e familjes, mëngjesi mund të jetë i lodhshëm. Prandaj është e rëndësishme të paturit një rutinë që ka për qëllim t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të përgatiteni për ditën që ju pret. Ekspertët e shëndetit dhe psikologët këshillojnë teknikën 30-minutëshe.
Minutat e para kur zgjoheni kanë shumë rëndësi, pasi me gjasë aty përcaktoni edhe gjendjen me të cilën do të nisni ditën. Mendimet e para duhet të jenë diçka si: Jam kam i/e lumtur, ndihem kaq mirë, suksesi më pret etj. Këto mendime mund të mos ju vijnë automatikisht në mëngjes, kështu që përpiquni t’i përsërisni para se të flini.
5 minuta: Teknikat e mendjes dhe frymëmarrja e thellë
Zbatoni teknika që ju “pastrojnë” mendjen, të cilat mund të jenë formë e meditimit ose lutjes. Këto forma ju ndihmojnë që ta nisni ditën më mbarë. Ushtrimet e frymëmarrjes janë gjithashtu të këshillueshme për qetësinë. Teksa qëndroni shtrirë në shtrat, merrni frymë thellë përmes hundës, mbajeni për pesë sekonda dhe nxirreni jashtë përmes gojës.
5 minuta: Ditar
Dëshira për të kapur telefonin ose laptopin është ndoshta më e fuqishme, por prisni pak. Ekspertët sugjerojnë mbajtjen e një “ditari” ku të shkruani diçka pozitive. Disa studime sugjerojnë që kjo praktikë është e dobishme për integrimin e trurit sepse ndihmon në integrimin e pjesëve të tij, të cilat përfshijnë aftësi gjuhësore dhe krijuese, duke rritur kreativitetin për pjesën tjetër të ditës. Të shkruarit e diçkaje pozitive – siç janë tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës ose një qëllim pozitiv për ditën – mund të ndihmojë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore. Nëse të shkruarit nuk është për ju, mund të provoni të dëgjoni muzikë.
5 minuta: Shkruani detyrat
Të paturit një listë me detyra na ndihmon që të përcaktojmë planin e punës, të merremi me gjërat thelbësore pa qenë nevoja që të ndihemi të mbingarkuar.
10 minuta: Koha për familjen (dhe/ose kafshët)
Pas 17 minutave që i keni kushtuar vetes, keni 10 minuta kohë për familjen. Disa prindër mund të hasin vështirësi këtu, sidomos ata me fëmijë të vegjël.
Ju mbeten disa minuta ekstra? Shftytëzojini për telefonin.
Discussion about this post