Hidratimi i flokëve të thatë nuk është një problem i lehtë për t’u zgjidhur. Ka produkte që përmbajnë përbërës sintetikë, si parafina, e cila mund të japë rezultate pozitive menjëherë. Por, gjithsesi shpesh këto produkte mund të dëmtojnë në mënyrë progresive strukturën e flokëve.
Ndaj ju rekomandojmë të provoni një maskë me bazë të verdhën e vezës.
Vezët janë një ushqim ushqyes, i pasur me vitamina dhe acide yndyrore esenciale. Në këtë mënyrë ju do të përftoni në mënyrë natyrale flokë të hidratuar, të butë dhe me shkëlqim.
Me të mund të përgatisni një shampo speciale të cilën do jua listojmë më poshtë hap pas hapi se si mund ta përdorni:
1. Ndani të verdhën nga e bardha dhe lëreni mënjanë.
2. Kur shkumoni flokët me shampo, aplikoni edhe të verdhën e vezës.
3. Masazhojeni mirë skalpin e kokës dhe gjatësinë e flokut.
4. Lëreni të veprojë për dy minuta.
5. Pasi ta keni përfunduar, më pas shpëlajini flokët si zakonisht me ujë të ngrohtë.
Discussion about this post