Ditë më parë, rrjeti anglez i supermarketeve Waitrose njoftoi se shitjet e panettone në Mbretërinë e Bashkuar ishin rritur me 24% dhe gjiganti i dyqaneve të mallrave Selfridges kishte konfirmuar trendin, duke zbuluar se prej disa vitesh ëmbëlsira italiane e Krishtlindjeve preferohej më shumë se pudingu tradicional i Anglisë. Redaktori i ushqimit i Times, Tony Turnbull, kundërshtoi statistikat dhe, në një artikull sulmoi panettonen, duke e bërë të qartë se atij nuk i pëlqente fare.
“Mjaft me panettonen! Unë dyshoj (dhe shpresoj) se shifrat e shitjeve nuk tregojnë të gjithë historinë e vërtetë. Si fillim, shumë njerëz ende bëjnë pudingun e Krishtlindjeve, ndërsa askush nuk e bën panettonin e tij në shtëpi, kështu që nuk llogariten adhuruesit e pudingut të modës së vjetër, sepse e bëjnë vetë e s`e blejnë. Për më tepër, ne të gjithë e dimë se sharmi i panettones, me paketimin e tij të bukur, nuk qëndron tek ngrënia e tij, por tek dhënia e tij si dhuratë”.
I pakënaqur, Turnbull gjithashtu e përshkallëzoi çështjen.
“Aperitiv së bashku? Merrni një panetton. Dhuratë për një koleg? Merrni një panetton. Një falenderim për kujdestaren e qenve? Merrni një panetton.”
Gazetari, nuk u mjaftua me kaq. Ai renditi të gjitha defektet e panettones. Sipas tij është shumë e ëmbël dhe shumë e rëndë si ëmbëlsirë.
Më pas Corriere della Sera (gazetë italiane) i është kundërpërgjigjur duke e konsideruar artikullin të njëanshëm pasi sipas tyre ka thënë vetëm pikat e dobëta të ëmbëlsirës italiane dhe jo asaj angleze.
“Është turp që panettone, një ëmbëlsirë afatgjatë të shahet kështu. Ndaj Turnbull ishte paksa tepër i njëanshëm në shkrimin e tij, sepse kritikoi ëmbëlsirën italiane pa specifikuar nëse ishte artizanale apo industriale. Dhe ka një ndryshim thelbësor midis këtyre të dyjave”, shkruan Corriere.
Discussion about this post