Punon nga shtëpia? Epo me siguri je i lodhur më shumë se zakonisht dhe jo pa arsye.
1. Punoni më shumë sesa në zyrë
Sipas psikologëve, personat që punojnë nga shtëpia, rrjedhimisht punojnë më shumë orë sesa ata nga zyra, shpesh duke mos e kuptuar këtë proces.
2. Mërzitja
Të ulesh dhe të qëndrosh shumë orë para një kompjuteri nuk është gjëja më argëtuese në botë, ndaj ndjesitë si mërzitja apo trishtimi janë prezente në një sasi kohe të konsiderueshme.
3. Zakone të këqija
Mos e shiko peshoren, as frigoriferin. Duke punuar nga shtëpia mund të biesh pre e veseve të këqija si ushqimet e pashëndetshme, apo ndryshimi i orarit të gjumit, gjë që të ndikon në gjithë aktivitetin e përditshëm.
4. Mbingarkesë
Truri i një personi që punon nga shtëpia është më i ngarkuar, duke u munduar të gjejë disa zgjidhje për problemet, pa e kuptuar sa e ngarkon veten. Shkëputja nga teknologjia bëhet e vështirë në këtë rast.
5. Mbyllja në vetvete
Puna nga shtëpia nuk të jep mundësinë që të krijosh marrëdhënie me mjedisin e jashtëm, rrjedhimisht ndihesh i izoluar, duke bërë që pak nga pak të krijosh zonë komforti. Kjo mund të jetë e rrezikshme, duke të çuar drejt tendencave asociale.
Discussion about this post