Hudhra zë një vend kryesor në mjekësinë popullore. Kështu ka qenë prej shekujsh. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hudhra është fantastike në uljen e kolesterolit dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Vlerat shëndetësore të vajit esencial të hudhrës
Hudhra është një përëbërës i domosdoshëm i shumë kurave shëndetësore, por roli i saj shtrihet edhe në gatimet e shumta duke u dhënë atyre shije dhe ushqyes të nevojshëm. Vaji i hudhrës përftohet nga hudhrat e shtypura, të cilat i nënshtrohen një procesi distilimi me avull. Nga ky proces del një vaj i pastër, i përqendruar dhe i shtrenjtë.
Vaji i hudhrës mund të nxirret edhe duke i zhytur hudhrat e grira në një vaj të butë vegjetal me përqendrim të ulët. Vaji i hudhrës mund të gjendet edhe në formën e kapsulës që përmban 1% vaj hudhre dhe pjesa tjetër vaj vegjetal. Vaji i hudhrës shërben për të trajtuar një sërë problemesh mjekësore sepse lufton bakteret dhe përmban plot antioksidantë.
1. Forcon sistemin imunitar
Vaji i hudhrës është i fuqishëm sepse është i pasur me ushqyes dhe vitamina B1, B2, B3, B5, B9, magnez, kalcium, zink, kalium, vitaminë C, karbohidrate, fosfor, hekur dhe proteina të cilat së bashku i vijnë në ndihmë sistemit imunitar dhe luftojnë radikalet e lira dhe pasojat e tyre siç është plakja.
Vaji i hudhrës është gjithashtu i dobishëm kundër infeksioneve dhe mikrobeve. Shtoni një pikë me vaj hudhre në një difuzor dhe përthithni aromën e tij. Sistemi imunitar dhe qelizat e bardha do të forcohen duke luftuar me më shumë përkushtim sëmundjet.
2. Ul kolesterolin dhe mban nën kontroll obezitetin.
Hudhra ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit, triglicerideve në gjak dhe bllokimit të arterieve. Ajo parandalon obezitetin duke larguar depozitat e tepërta të ujit, kripës, yndyrës dhe substancave të tjera toksike. Mban nën kontroll të gjithë qelizat yndyrore duke parandaluar shumëfishimin e tyre.
Përdorni 5 pika me vaj hudhre dhe 3 ml vaj susami. Fërkohuni me të sepse do të nxisë djersitjen, urinimin dhe shkrirjen e dhjamit. Në këtë mënyrë do të largohen ujërat e tepërta, toksinat por edhe inflamacionet e shkaktuara nga reumatizma dhe artriti.
3. Kundër të ftohtit
Hudhra parandalon edhe rritjen e mikro organizmave dhe problemeve me frymëmarrjen. Hidhni dy pika me vaj hudhre në ujë të ngrohtë dhe nuhateni. Përzieni 1 pikë me vaj hudhre në pomadat e masazhit dhe fërkoni kraharorin. Kjo do t’ju ndihmojë të eliminoni të ftohtin, azmën, bronshitin kronik, kollën por edhe probleme të tjera me frymëmarrjen.
4.Kundër infeksioneve të veshit
Ngrohni disa pika të vajit të hudhrës bashkë me dy lugë gjelle me vaj ulliri, mustarde ose ananasi në zjarr të ulët. Vendoseni në një enë qelqi dhe futeni në frigorifer. Infeksionet e veshit mund të trajtohen duke hedhur 2 ose 3 pika me vaj në vesh. Vaji i hudhrës gjithashtu përdoret për të kuruar edhe sinozitin.
5. Sëmundjet e zemrës
Hudhra konsiderohet një barishte e domosdoshme për sëmundjet e zemrës dhe aterosklerozën. Ajo ndihmon në parandalimin e goditjeve në tru dhe në zemër sepse funksionon shumë mirë për hollimin e gjakut.
6. Kundër dhimbjeve të dhëmbit
Vaji i hudhrës ndihmon edhe kundër dhimbjeve të dhëmbit. Lyeni me një pambuk zonën e dhëmbit që ju dhemb dhe lëreni për 10-30 minuta. Këtë proces duhet ta përsërisni 3-4 herë në ditë që t’ju pushojë dhimbja.
Si të përgatisni vajin esencial të hudhrës në shtëpi
Vaji i hudhrës ka nevojë për një vaj ndërmjetës që mund të jetë ai i ullirit, lulediellit, apo suzamit. Vaji ndërmjetës duhet ngrohur. Hudhra duhet qëruar dhe thelbinjtë duhen mbajtur veçmas për një orë. Më pas, duhet t’i hidhni në vajin e nxehtë dhe t’i lejoni të qëndrojnë së bashku për shumë kohë që vaji ndërmjetës të përthithë të gjithë vlerat dhe ushqyesit e hudhrës.
Duke qenë se ky lëng është shumë i fuqishëm, këshillohet të hollohet në raportin 1 ml vaj esencial hudhre me 200 ml vaj ulliri. AgroWeb ju këshillon të përdorni vajin e ullirit për të përgatitur vajin esencial të hudhrës.
Si ta ruani vajin esencial të hudhrës
Vaji i hudhrës duhet të ruhet i izoluar mirë në frigorifer. AgroWeb.org ju rekomandon që vaji të përdoret deri në katër javë pas përgatitjes./AgroWeb.org
Discussion about this post