Sara Hoxha është pyetur së fundmi në lidhje me situatën e saj me reperin Ledri Vula. Ajo u vu në siklet dhe po ashtu u shpreh e revoltuar nga pyetja që i bëri gazetari Ronaldo Sharka.
“Kur do të dilni me një reagim publik ju dhe Ledri për situatën tuaj,” ka qenë pyetja që iu parashtrua.
“Kur të mendojmë që jemi gati, paçim dhe shijoje filmin,” tha fillimisht ajo.
Fituesja e “Dancing with the Stars” vazhdoi: “Prandaj u eliminove ti, nuk duhet t’i japësh gojës kaq shumë.Mos bëj pyetje të sikletshme”.
Ronaldo vazhdoi të ngacmonte sërish duke i thënë se cila do të jetë përgjigja.
“Çfarë të duam ne që ju të dini,” theksoi mes tjerash bukuroshja e njohur.
E njëjta vazhdoi përplasjen me Ronaldon, teksa i tha ‘i poshtër’ pasi ishin marrë vesh që të mos flisnin për këtë.
Kujtojmë që prej kohësh përflitet që dyshja i kanë ndarë rrugët. Disa besojnë se po e bëjnë të gjithë këtë për marketing, ndërkohë që edhe vetë menaxheri i Ledrit Faton Shoshi e ka konfirmuar ndarjen.
Discussion about this post