Traditat e festave ndryshojnë edhe nga qyteti në qytet, jo vetëm nga shteti në shtet. Jo kudo hahet gjel dhe jo gjithkund dhuratat i sjell Babagjyshi.
Në Holandë s’ka slitë për Babagjyshin. Vjen me kal të bardhë.
Në Norvegji fëmijët përgatisin tërshërë dhe e lënë jashtë që ta hajë një krijesë e vogël imagjinare e quajtur Jul Nisse.
Shtriga iu sjell karamele fëmijëve çdo 6 janar në Itali.
Në Katalonjë, fëmijët e mbushin me gjëra të mira Tio de Nadal, një arush prej rrobe dhe pastaj e godasin me shkop për të marrë karamelet.
Në Poloni gatuhet krapi në vend të gjelit të detit.
Babagjyshi në Finland është një dhi.
Grekët ndezin zjarr dhe e mbajnë flakën ndezur për të mbajtur kaosin larg.
Vajzat suedeze vishen me të bardha, ndezin qirinj dhe parakalojnë të udhëhequra nga njëra prej tyre.
Discussion about this post