Vin Diesel është paditur për sulm seksual nga ish asistentja e tij Asta Jonasson. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në dhomën e një hoteli në Atlanta, ku aktori po xhironte filmin “Fast & Furious 5” në vitin 2010.
Në ankesën e paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, Asta Jonasson pretendon se aktori e përplasi për muri dhe kreu veprime të pahijshme para saj. Ajo shtoi se motra e aktorit, presidente e One Race Productions në atë kohë, e thirri disa orë pas sulmit të supozuar dhe njoftoi shkarkimin e saj.
“Ishte e qartë për të se ajo po pushohej nga puna sepse nuk ishte më e dobishme. Vin Diesel e kishte përdorur atë për të përmbushur dëshirat e tij seksuale.”, thuhet në padi.
Avokati i aktorit ka reaguar dhe ka mohuar akuzat.
Discussion about this post