Periudha e festave sigurisht është momenti ku surprizat janë dhe qëndra e vëmendjes. Së fundmi, në rrejt po qarkullon një film i shkurtër i cili na tregon një anë tjetër të një nga personazhet më të dashur për publikun. Luiza Gegën jemi mësuar të shohim duke vrapuar në pistat olimpike e duke rrëmbyer medaljet e arit në kompeticione të ndryshme. Por siç rrëfehet në këtë dokumentar të shkurtër, e sigurt që nuk e keni parë ndonjëherë.
Është kompania fintech iute e cila në periudhën e festave erdhi me një surprizë me fushatën e saj të re. Me një video e cila ndërthur sportin, emocionet dhe sigurisht pa harruar teknologjinë financiare, iute prezanton Luiza Gegën, kampionen e Europës në atletikë, si ambasadoren e re të markës së tyre. Bashkëpunimi mes tyre përmes një film të shkurtër kap me mjeshtëri thelbin e jetës së Luiza Gegës, duke ndërthurur së bashku një rrëfim që shfaq momente më domethënëse në rrugëtimin e saj.
E shohim Luizën e vogël teksa merr formën e sportistes që njohim. E ndjekim Luizën në garën e saj të parë, dhe e shohim të rrëmbejë çmimin e parë si kampione evropiane.
Një dokumentar që rëndësinë më të madhe e merr tek fakti që hedh dritë mbi personat që qëndruan në krah të saj – duke e mbështetur, motivuar dhe duke punuar së bashku me të për të kapërcyer sfidat dhe për të arritur aty ku Luiza është tani.
Ajo që iute do të përcjellë është fare e thjeshtë; askush nuk ecën i vetëm në rrugëtimin e tyre. Kompania fintech synon të frymëzojë duke përforcuar idenë se në kohë sfidash, mund të gjesh forcë në lidhjet e krijuara me ata që ndajnë të njëjtat aspirata.
Bashkëpunimi me Luiza Gegën përputhet me angazhimin e iute për të mbrojtur jo vetëm fuqizimin financiar, por edhe triumfet personale të personave që e zgjedhin. Duke zgjedhur një ambasadore, historia e të cilës rezonon me vendosmëri dhe këmbëngulje, iute pozicionohet si një markë që kupton dhe vlerëson rrugëtimin e klientëve të saj.
Nëpërmjet kësaj narrative motivuese, iute dërgon një mesazh: udhëtimi juaj mund të jetë personal, por ju nuk jeni kurrë vetëm.
Discussion about this post