Njerëzit e suksesshëm nuk janë aty aksidentalisht. Secili nga ta ka shprehi të ndryshme, të cilat e bëjnë personin që është
Zgjimi herët në mëngjesit, ushtrimet fizike para punës, përqendrimi në përmirësimin e vetvetes, shkrimi i një libri, ndalja e konsumimit të duhanit, reduktimi i konsumimit të alkoolit konsumimi më i madh i ujit, vrapimi, meditimi, zemërgjerësia etj. – të gjitha këto marrin kohë dhe dedikim, dhe janë gjëra të cilat ia ndryshojnë jetën çdo personi.
Por, sa gjatë mendoni se merr për ta ndryshuar tërë jetën tuaj – ose të paktën të krijoni një shprehi të re?
Ekziston një mit, i cili ka qarkulluar qysh nga vitet e 1960’ta, i cili thotë se duhen 21 ditë për ta ndryshuar një shprehi ose për ta formuar një të re.
Ky mit ishte krijuar nga kirurgu Maxwell Maltz, i cili kishte shkruar se merr kohë minimumi 21 ditë, që një pacient të adoptohet me fytyrën e re në pasqyre, ose për një të amputuar të mësohet se nuk e ka më një gjymtyrë.
Kësisoj, teoria e tij ishte keqinterpretuar nga psikologët e shumtë, të cilët vazhdimisht e përdornin sfidën 21-ditëshe për t’i motivuar njerëzit dhe për t’i shtyrë drejt ndryshimit.
Por, sfida 21-ditëshe mbetet vetëm MIT!
Realiteti merr shumë më gjatë. Një studim nga Phillippa Lally, thotë se merr mesatarisht 66 ditë të krijohet një shprehi e re ose të ndryshohet një e keqe. Aq më e vështirë të jetë një shprehi, aq më gjatë merr kohë – disa shprehi mund të marrin më shumë se 245 ditë për tu ndryshuar.
Pra, sipas saj, mesatarisht merr kohë 66 ditë të krijohet një shprehi. Koha më e shkurtër për të adoptuar një shprehi mund të jetë 18 ditë, ndërsa më e gjata 254 ditë.
Çelësi për të formuar shprehi të reja mbetet këmbëngulësia!
Discussion about this post