Sam Smith është sërish beqar pas ndarjes së tij nga i dashuri stilist, Christian Cowan dhe sipas disa burimeve, këngëtari i është rikthyer aplikacioneve për të krijuar një lidhje të re.
Sam dhe Christian kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin që prej janarit të vitit 2023 dhe ata u fotografuan për herë të fundit së bashku më 14 dhjetor.
Ylli i pop-it përflitet se po shpreson të gjejë një partner të ri në vitin 2024 dhe ka nisur menjëherë të zbulojë opsionet.
Një burim ka konfirmuar për “Mail Online” ndarjen e këngëtarit, duke shpjeguar gjithashtu se Sam i është rikthyer aplikacioneve për të krijuar një lidhje të re. Një burim i brendshëm ka zbuluar:
“Sam dhe Christian kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre para Krishtlindjeve. Ata mbeten ende shokë dhe do vijojnë ta suportojnë njëri tjetrin në karrierat përkatëse por sa i përket romancës së tyre, ajo ka marrë fund. Sam i është bashkuar sërish aplikacionit “Raya” për të krijuar një lidhje të re. Eshtë një vit i ri dhe një fillim i ri për të dy ata”.
Christian ka stiluar veshjen e Sam për videon muzikore “I’m Not Here To Make Friends”, ku dhe mendohet se ka lindur romanca e tyre.
Dyshja u fotografua për herë të parë duke u puthur në New York rreth një vit më parë dhe që prej asaj kohe, ata janë fotografuar disa herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Londër dhe Paris.
Sam më parë ka qenë i lidhur me aktorin Brandon Flyyn, i cili ka marrë pjesë në filmin “13 Reasons Why” por dyshja i dha fund lidhjes së tyre në vitin 2018 pas 8 muajsh së bashku.
Sam Smith dukej tepër i dashuruar në muajin dhjetor, teksa është fotografuar në qytetin e New York me të dashurin e tij, Christian Cowan.
Këngëtari i hitit “Unholy” dukej në një gjendje të mirë shpirtërore me të dashurin e tij, 27-vjeçar, Christian, teksa janë parë të përqafuar me njëri-tjetrin.
Discussion about this post