Ikona e artit shqiptar dhe artisti i dashur i të gjithëve, Robert Nrenika feston sot 82- vjetorin e lindjes. 82 vite, jo vetëm të jetuara, por të mbushura plotë punë, humor, virtyte e sakrifica për t’ja dalë shpesh nga vorbullat aspak të lehta që të servir jeta.
I lindur më 10 janar të vitit 1942, Robert Ndrenika spikati me talentin e tij në aktrim duke e bërë atë njeriun e mbi 30 roleve në film, disa prej të cilëve janë: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës.
Ndërsa nga dramaturgjia e huaj: “Shumë zhurmë për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” te Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj. Gjithashtu ai ka marrë edhe titullin “Artisti i Popullit” në vitin 1988.
Për disa vite Ndrenika ka qenë pjesë e stafit pedagogjik të aktrimit, duke dhënë dije në sferën e mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në Institutin e Lartë të Arteve.
Discussion about this post