Amalja Knavs, nëna e ish-Zonjës së Parë të Amerikës, Melania Trump, ka vdekur. Prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin e ka dhënë vetë Melania në një postim në Twitter.
“Me pikëllim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të nënës sime të dashur, Amalija. Amalija Knavs ishte një grua e fortë që shoqërohej gjithmonë nga një hijeshi, ngrohtësi dhe dinjitet. Ajo ishte tërësisht e përkushtuar ndaj burrit, vajzave, nipit dhe djalit të saj. Do të na mungojë pa masë dhe do të vazhdojmë ta nderojmë dhe duam atë që ka lënë”, shkruan Melania.
Amalija kishte një marrëdhënie të ngushtë me dhëndrin, Donald Trump dhe nipin Barron Trump. Gjatë presidencës së Trump ajo qëndroi në një nga katet e Shtëpisë së Bardhë.
Discussion about this post