Është bërë e ditur data zyrtare në të cilën do të publikohet filmi për jetën e Michael Jackson. Sipas Deadline, filmi do të ketë premierë në mbarë botën më 18 prill 2025 dhe prodhimi do të fillojë më 22 janar. Filmi do të drejtohet nga Antoine Fuqua, me skenar nga John Logan.
“Filmi tregon njeriun kompleks që bëhet Mbreti i Popit, nga triumfet në tragjedi, nga ana e tij njerëzore dhe betejat personale nga krijuese.”
Legjenda e popit do të interpretohet nga nipi i tij 27-vjeçar, Jafar Jackson. Jafar ka kënduar dhe kërcyer që në moshën 12-vjeçare dhe në një intervistë regjisori i filmit tha se ai ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Michael Jackson.
“Është e çuditshme se sa shumë i ngjan Michael. Ai ka zë si ai, kërcen si ai, këndon si ai. Është vërtet e çuditshme. Graham King, i cili është një producent fantastik, e gjeti dhe ma prezantoi dhe unë u mahnita”, tha Fuqua për Entertainment Weekly.
Discussion about this post